SI TE PERGATITENI PER DHENIEN E MATERIALIT PER KRYERJEN E TESTEVE LABORATORIKE

Pergatitja dhe zbatimi i disa kushteve nje dite me pare e pacientit ka rendesi te madhe ne rezultatin objektiv te analizes. Prandaj me poshte ne do te paraqesim rregullat parapergatitore per nje sere analizash, duke ndihmuar ne kete menyre ne diagnostifikimin tuaj dhe njekohesisht duke ndihmuar laboratorin per nje analize korrekte. Vlen per t’u theksuar se nje ushqim i papershtatshem nje medikament, apo nje neglizhim ne fazen parapergatitore, mund te beje qe te kthehet nje rezultat jo korrekt dhe me pasoje per shendetin. 
Per kete arsye Laboratori “ALK” kerkon ndihmen tuaj.

KESHILLA PER PERGATITJE TE RREGULLT TE PACIENTEVE PER VENOPUNKTIM (MARRJE TE GJAKUT)

  • Per shumicen e testeve laboratorike  te gjakut eshte e domosdoshme pergatitje qe nenkupton marrje te mostres (me stomak bosh) ne mengjes, 12 ore nga vakti i fundit. Kjo eshte e domosdoshme sepse konsumimi i ushqimit ne periudhen para marrjes se gjakut çon ne rritje te perqendrimit te glukozes, kolesterolit, lipideve, proteinave, hekurit , vitamina B12,acidi folik,
  • PARA MATJES SE YNDYRNAVE DUHET PASUR PARASYSH TE KONSUMOHEN VAKTET E ZAKONSHME TE USHQIMIT , POR JO ME YNDYRE TE SHTUAR DHE TE MOS TE KONSUMOHET: 
  1. Qumeshti dhe prodhimet e tij
  2. Ushqimet e ferguara
  3. Vezet
  4. Mishi i yndyrshem
  5. Buka e bardhe
  6. Embelsirat
  7. Te mos kryej aktivitet fizik ne mengjes
  8. Te informoje laboratorin nese perdor barna
  • PARA MATJES SE KOLESTEROLIT DUHET TE KALOJNE 8 JAVE NGA :
  1. infarkti miokardiak akut
  2. operacioni kirurgjik
  3. trauma
  4. semundjet dytesore me ndryshime ne metabolizmin lipideve
  5. infeksioni akut bakterial ose viral
  • PARA MATJES SE HEKURIT DUHET PASUR PARASYSH KOHA E CILA DUHET TE JETE :
  1. nje muaj pas injektimit te preparateve te hekurit
  2. 10 dite pas nderprerjes se marrjes se tabletave, kapsulave ose shurupit
  3. 3 dite pas infuzionit intravenoz te preparateve te hekurit
  4. nuk kryhet ne faze te infeksionit bakterial ose viral
  • PARA MARRJES SE GJAKUT DO TE  MUND TE ANASHKALOHET AKTIVITETI FIZIK, SEPSE NDIHKON NE ZMADHIMIN E NIVELIT TE ENZIMAVE INDIVIDUALE CK DHE LDH.
  • Marrja e gjakut per hormonet e stresit Prolaktin, Cortizol, ACTH, Kateholamine, duhet te kryhet ne gjendje te relaksimit te plote dhe çlodhjes (shtrirjes) nga 20 – 30 minuta. Keto jane hormone qe tregojne variacion te shprehur ditor..
  • Per pacientet qe jane ne terapi orale antikoagulante rekomandohet marrje e gjakut ne oret e mengjesit dhe marrje te terapise se zakonshme pas marrjes se gjakut. Kjo vlen edhe per pacientet qe jane ne çfare do lloj terapie kronike.

Qe te fitohen rezultate te besueshme, ne kontrate me mjekun tuaj, marrja e gjakut duhet te kryhet pas nderprerjes me terapine dhe periudhen wash out (koha e domosdoshme qe i gjithe medikamenti te hidhet nga organizmi dhe te percaktohen realisht vlera te reja bazore) – kjo veçanerisht sillet ne terapine me hekur, preparate vitaminash, terapi hormonesh, etj.

  • Hormonet seksuale FSH, LH, E2, PRG, PRL duhet te maten ne diten e 3-5 te ciklit menstrual ose ne diten e 21-23, ne varesi nga keshilla e mjekut.

KESHILLA PER MARRJE DHE MBLEDHJE TE RREGULLT TE URINES

  • Per kontroll te urines dhe/ose urinokulture eshte e domosdoshme qe te merret urina e pare e mengjesit (rrjedhja e mesme), pas higjenes personale (tualet me uje te ngrohte dhe sapun) ne ene sterile ose moster urine te marre te pakten 3 ore nga urinimi i fundit. Mostrat duhet te sillen ne laborator ne afatin sa me te shkurter te mundshem. Nese nuk keni mundesi te vini menjehere, urina mund te vendoset ne frigorifer. Analizimi i mostres se urines duhet te kryhet jo me vone se 2 ore nga marrja e saj, dhe maksimalisht 4 ore nese urina ruhet ne frigorifer.
  • Per analiza gjate te cilave percaktohet urina 24h (sasia ditore) duhet te pini 6 deri 8 gota uje (rreth 1,5 lt). Urinen mundt ta mblidhni ne shishe te paster plastike (me mire shishe uji). Mengjezin e pare te mbledhjes se urines, se pari zbrazeni komplet fshikezen e urines, hidheni ate urine dhe shenoni kohen. Mblidhini te gjitha mostrat e urines gjate dites dhe nates ne shishe plastike. Saktesisht 24 ore nga fillimi i mbledhjes, zbrazeni komplet fshikezen e urines dhe te gjithe urinen shtojeni ne sasine paraprake. Mostra e fundit e kompleton urinen tuaj 24 oreshe.
  • Gjithashtu per urinen e 24 oreve rreth 3 dite para mbledhjes dhe gjate marrjes se mostres duhet te kemi kujdes mosperdorimin e ushqimeve te meposhtme :
  1. Cokollata,kakao
  2. kafe,caj
  3. coca cola,vanilie
  4. embelsira,akullore
  5. banane,ananas
  6. salca te ndryshme
  7. djathra te ndryshem
  8. duhani
  9. aspirini dhe medikamente te tjera
  10. ushqim i pasur me proteina 3-5 dite para ciklit pasi ka gjithmone proteinuri

PROTOKOLLI PER STRISHA VAGINALE

1. Ne mbremje behet larje e organit gjenital me uje te ngrohte, sapun, shplarje e mire, fshirje me pas me peshqir te paster e te hekurosur.
2. Nuk duhet te kryeje mardhenie seksuale ne mbremje ose mengjes.
3. Duhet te vije detyrimisht ne mengjes pa urinuar.

PROTOKOLLI PER FECE PARAZIT

Vihet nje dite me pare ne laborator dhe merr goten me solucion per te grumbulluar fecen 3-5 dite.
Ky solucion e ruan materialin dhe aplikohet qe te egzaminojme fecen disa ditore per arsye te defektimit te paraziteve ne dite te ndryshme.

TEST PER MBINGARKESE ME GLUKOZE

  • Testi per mbingarkese me glukoze kryhet ne laborator, ne kohezgjatje prej 120 – 180 minuta (ne varesi nga protokolli qe e kerkon mjeku ). Gjate kohes se kryerjes se vete testit pacienti duhet te shplodhet, nuk mund te haje, pije alkol ose duhan. Disa dite para kryerjes se testit pacienti duhet te jete ne ushqim te baraspeshuar dhe nuk duhet te ekpsozohet ne mundime me te medha fizike. Do te duhet te nderpritet ne se ka konsum te medikamenteve individuale qe ndikojne ne metabolizmin e glukozes (psh. kortikosteroide), por vetem me marreveshje me mjekun.

PROTOKOLLI I NGARKESES ME GLUKOZE PER SHTATEZENAT 

Rregullat jane njesoj si ne ngarkesen e plote, por ne kete rast merret 50gr sheqer dhe 150ml uje

PROTOKOLLI I NGARKESES ME GLUKOZE PER FEMIJET

• Llogaritet 1,75 gr glukoze (sheqer) per kilogram pesha.

PROTOKOLLI I HEMOGLOBINES SE GLIKOLIZUAR (HbA1C)

Kjo analize nuk ndikohet nga ushqimi dhe mund te behet ne cdo kohe. 

PERGATITJE OPTIMALE DHE KESHILLA PER PERGATITJE TE PACIENTEVE PER TESTE MIKROBIOLOGJIKE

  • Pergatitja e pacienteve per marrje te mostres per shqyrtim mikrobiologjik eshte e nje rendesie te veçante, sepse mundet ne menyre te rendesishme te ndikoje ne rezutlatet nga shqyrtimi. Te gjitha mostrat duhet te merren para fillimit te terapise se antibiotikut ose disa dite (te pakten 48 ore) pas nderprerjes te se njejtes.
  • Urinokultura eshte analiza me e shpeshte ne mikrobiologji. Pergatitja per dhenie te urines per urinokulture eshte veçanerisht e rendesishme tek grate dhe femijet e vegjel. Eshte e nevojshme larje e gjenitaleve te jashtme me uje te ngrohte dhe sapun, keshtu qe rrjedhja shkon nga perpara drejt mbrapa. Pas saj lekura te thahet pa lyerje te çfare do lloj kremi. Pergatitja per dhenie te urines per urinokulture tek grate gjithashtu nenkupton larje te gjenitaleve me uje te ngrohte dhe sapun. Veçanerisht vemendje duhet te kushtohet tek femijet qe te kthehet lekura e perpuciumit dhe pas saj te lahet. Sepse rrjedhja e pare e urines praktikisht i merr bakteret nga lekura dhe flora bakteriale nga uretra, ne ene sterile merret vetem rrjedhje e mesme, ku eshte e mjaftueshme gota qe mbushet deri nje te treten nga volumi i saj.

 Tek femijet gjithashtu eshte e deshirueshme te sigurohen kushte qe mund te lagen direkt ne ene sterile, por nese ajo eshte e mundur, gjithashtu duhet te behet higjene e gjenitalive te jashtme, te vendoset qese dhe te kontrollohet kur femija ka urinuar. Atehere duhet te hiqet qesja dhe te sillet ne laborator.

  • Kur eshte e mundur, mostra e urines duhet te merret ne mengjes, me ate qe pacienti gjate gjithe nates nuk urinon para se ta jape urinen ose ne çdo periudhe te dites te pakten 3 ore nga urinimi i fundit.
  • Duke patur parasysh ate qe urina eshte shtrese e mire ushqyese per zhvillim te baktereve duhet sa me shpejt te dorezohet ne laborator ose te ruhet ne frigorifer derisa te çohet ne laborator. Nese higjena e gjenitaleve nuk eshte e kryer mire ose nese urina ka qendruar per kohe te gjate ne temperature dhome ne kulture do te shfaqen numer me i madh bakteresh te perziera nga flora e lekures, vagines dhe zorreve.
  • Per shyqrtim te pranise se klamydia, mykoplazma ose ureoplazma ne urine eshte e nevojshme te merret rrjedhja e pare e mengjesit qe zakonisht i mbledh qelizat epitele te uretres ne te cilat gjenden keto mikroorganizma. Kjo me shume ndodhtek burrat, sepse tek grate per izolim te ketyre mikroorganizmave merret material cervikal.
  • Gjate dyshimit te uretitis qofte te jete i shkaktuar nga baktere, klamydia, mykoplazma ose ureaplazma, konsiderohet material uretral dhe ajo ne mengjes para urinimit, dhe nese ajo eshte e mundur, atehere kurdo qofte gjate rrjedhes se dites, duke pasur parasysh qe midis urinimit te fundit dhe marrjes se materialit te kalojne te pakten 2 ore.
  • Material nga farinks (fyt) duhet te merret ne mengjes, para larjes se dhembeve te ushqimit dhe ujit. Meqense duhet te merret gjate dites, eshte e nevojshme te kalojne te pakten 2 ore nga konsumi i fundit te ushqimit dhe pijeve.
  • Material nga hunda duhet te merret para zbatimit te terapise antibiotike dhe te pakten 3 – 4 ore nga shpelarja e fundit (shfryrje) te hundes. Me se miri do te ishte per shqyrtim mikrobiologjik te mbledhe sekrecione nga hunda, veçanerisht nese eshte e dendur dhe e ngjyrosur, sepse ajo flet per vijimin e infeksionit bakterial, ndryshe nga sekrecioni i tejdukshem dhe i lagesht qe zakonisht e shoqeron infeksionin virusal.
  • Gjate marrjes se materialit nga fyti dhe hunda tek femijet, prinderit duhet ta mbajne femijen ne krahe, njera dore te vendoset mbi dy duart e tij, dhe tjetren t’ia vendosin ne balle dhe keshtu te shoqerohet koka derisa personi profesional i merr material.

MATERIALE NGA KOLLITJE (SPUTUM)

  • Per analize mikrobiologjike te sakte eshte mire te merret material ne mengjes, para marrjes se ushqimit ose shpelarjes se gojes me mjete dezifenktuese dhe sigurisht, para fillimit me terapine antibiotike, goja paraprakisht shpelahet me uje te zakonshem, qe peshtyhet dhe pas saj pacienti kollitet thelle sa me shume kollitje ne ene sterile. Ne menyre paralele me analizen e sputumit duhet te merret materialedhe  ne zgavren e gojes. Ekzistojne kritere ne bazen e se ciles kontrolli mikrobiologjik i mostres nen mikroskop nxjerr perfundimin nese mostra eshte adekuate, domethene nese ne vend te materialit nga bronket eshte dhe ne peshtyme, dhe moster e tille nuk mund te jape rezultat te dukshem, dhe nuk do te duhet te shqyrtohet me tej.

MATERIALE GJENITALE

  • Material vaginale dhe gjentale (pacientja nuk do te duhet te kete marredhenie seksuale 24 ore para marrjes se materialeve).
  • Material uretrale (pacienti nuk duhet te urinoje te pakten 1-2 ore para marrjes se materialit)

SPERMOGRAM DHE SPERMOKULTURE

  • Per analize spermogrami eshte i domosdoshem abstenim ne kohezgjatje prej 3 – 5 dite. Mostra nga sperma jepet ne laborator ose çohet ne laborator ne valixhe speciale transporti ne 370C ne afat prej 20 minutash.
  • Per spermokulture pacienti para dhenies se mostres se spermes duhet te urinoje.

 Procedura e transportimit të mostrave biologjike

Një nga fazat më të rëndësishme ku duhet treguar një kujdes i veçantë gjatë praktikës laboratorike, është faza para-analitike. Në këtë fazë ndodhin dhe gabimet në pjesën më të madhe të rasteve në praktikën laboratorike. Prandaj për të parandaluar këtë fenomen duhen ndjekur disa hapa:

  • Përdorimi i tubave dhe kontenierëve të përshtatshëm në varësi të specifikave të mostrës që do të merret për ekzaminimin dhe testin laboratorik që do të kryhet. 
  • Përpunimi i saktë i mostrave biologjike në laborator, në mënyrë që të bëhen gati për t’iu nënshtruar procedurave specifike për testet e ndryshme laboratorike. 
  • Sigurimi i një transporti të shpejtë dhe me kushte të përshtatshme (temperature) i mostrës biologjike nga vendi i marrjes deri në laborator kryet me ane te kutive te posacme dhe me pllaka akulli
  • Perdorimi i termometrit (DataLogger) gjate transportimit te mostrave biologjike ne rastet kur mostra merret jashte laboratorit eshte nje procedure shume e cila kryhet per te shmangur cdo gabim ne procesin para-analitik.