Historiku

Laboratori Mjekesor “ALK” eshte krijuar ne vitin 2003 nga dy partnere Biologe. Synimi kryesor i aktivitetit ka qene krijimi i nje sistemi analitik teper i sakte dhe gjithmone ne progres.
Ky synim eshte shprehur dhe ne logon tone ku harku me dy shigjeta perfaqeson rrugen tone qe synon vetem per larte. 
Aktiviteti yne eshte udhehequr nga nje parim Amerikan : “Qellimi i cdo biznesi eshte plotesimi me se miri i nevojave te popullates”.
Pra qe ne fillese ne krijuam politikat baze te sherbimit ndaj pacienteve:
  • Te ofroje nje sistem analitik maksimalisht te larte
  • Te ofroje komunikim te ngrohte
  • Te ofroje cmime teper te favorshme
  • Te jete bashkepunues per cdo situate
Duke iu permbajtur parimeve tona, qe ne diten e pare, kemi arriturte krijojme besim ne sherbimin tone, i cili reflektohet me ecurine tone 15 vjecare.
Prej 15 vitesh, ne jemi laboratori lider ne besueshmeri dhe cilesi ne qytetin e Beratit.
Ne jemi te paret, qe kemi investuar ne mjediset dhe pajisjet te standartizuara. Jemi laboratori i vetem i pajisur me dy certifikata nderkombetare

– ISO 9001:2015     – ISO 15189:2012

Laboratorin tone mund ta gjeni ne laboratoret e Akredituar ne Europe me
No. 1053 nen Hellenic Accerditation System.